Qeveria ndan 100 mijë euro ndihma për popullin e Ukrainës

Aktuale

Qeveria ndan 100 mijë euro ndihma për popullin e Ukrainës

Më: 23 mars 2022 Në ora: 11:44
Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës ka ndarë 100 mijë euro për dërgimin e kontingjentit të parë të ndihmave humanitare.

Këto ndihma dërgohen nga Kosova për popullin e Ukrainës, si viktimë e agresionit rus.

Bazuar në qëndrimin e Republikës së Kosovës për harmonizimin e qëndrimit me aleatët.

MPJD propozon për shqyrtim dhe miratim vendimin për ndarje të mjeteve buxhetore në vlerë prej 100 mijë euro”, ka thënë ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, në arsyetimin e kërkesës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat