Ish-kryeminsitri Avdullah Hoti ka thënë se projektet e Marrëveshjes së Washingtonit mund të shtyhen, por nuk mund të anulohen.
Sipas tij, Marrëveshja e Uashingtonit, e nënshkruar në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, mbetet marrëveshja më e rëndësishme që ka nënshkruar Kosova që nga shpallja e pavarësisë.
Postimi në Facebook:
Shtyrja e projektit të gazit përmes MCC për një vit ishte gabim.
Megjithatë, mirë që po e kuptojnë se projektet e Marrëveshjes së Uashingtonit mund të shtyhen, por nuk mund të anulohen. Ato projekte janë interes strategjik i Kosovës dhe i SHBA-së. Duhet pasur vizion euro-atlantik për të ardhmen e shtetin e Kosovës për të kuptuar rëndësinë strategjike të këtyre projekteve.
Furnizimi me gaz dhe hekurudha për Durrës janë dy nga këto projekte që do ta transformojnë ekonominë e Kosovës, siç e ka transformuar autostrada Prishtinë-Durrës e ideuar nga Presidenti Rugova.
Marrëveshja e Uashingtonit, e nënshkruar në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, mbetet marrëveshja më e rëndësishme që ka nënshkruar Kosova që nga shpallja e pavarësisë.
Zoti e bekoftë miqësinë e Kosovës me SHBA-në.