Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër seancë të veçantë për nder të shënimit të 23 vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Kuvendi i Kosovës. Seanca do të fillojë nga ora 11:00.
Ndërkaq nga ora 13:00, Kuvendi pritet të mbajë edhe një seancë plenare.
Në rend dite janë 13 pika.
Njoftimi i plotë:
Deklarimet jashtë rendit të ditës,
Pyetjet parlamentare,
Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
Debat parlamentar për politikën e jashtme,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-109 për Kompensimin e Viktimave të Krimit, Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-125 për Pronën Publike,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-020 për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet civile,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-026 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-213 për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështje penale,
Shqyrtimi i Raportit me Rekomandime lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.06/L- 014 për Infrastrukturën Kritike,
Shqyrtimi i raportit me rekomandime lidhur me raportin e auditimit për pasqyrat financiare të ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për vitin 2020,
Propozimi i GP të Listës Serbe për emërimin e anëtarit në Komisionin Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave,
Zgjedhja e anëtarëve të Komisionit për Ndihmë Shtetërore, Formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës.