Largohet droni që ra sot në lagjen Bair të Mitrovicës

Aktuale

Largohet droni që ra sot në lagjen Bair të Mitrovicës

Më: 23 mars 2022 Në ora: 17:29
Droni i rrëzuar

Droni i cili ra sot pa asnjë shenjë identifikuese në oborrin e një shtëpie në lagjen Bair të Mitrovicës, ka madhësi rreth 2 metrash.

Fluturakja tashmë është larguar nga zona në të cilën ra, dhe është marrë nga autoritetet e Policisë së Kosovës.

Kujtojmë se ditë më parë, në kryeqytetin kroat, në Zagreb, kishte rënë një dron i ngjashëm, i cili ishte prodhim sovjetik.

Ndërsa, ministri kroat i Mbrojtjes, Mario Banozhi, pati konfirmuar se mbetjet e një bombe ajrore të përdorur në avionët e prodhimit sovjetik janë gjetur në mbetjet e dronit që u rrëzua në Zagreb.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat