Drejtori i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli, ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq nuk i ka punët mirë me vota në Serbi, për këtë arsye potencoi në Info Magazine po bënë fushatë edhe me përfaqësues serbë të Kosovës.
”Veriu është më specifik, është më homogjen sa i përket kësaj, pra 95% serbë jetojnë në atë pjesë”.
”Përfaqësuesit serbë të Kosovës, në mbledhje, i thonë Vuçiqit se ‘’ne do të shkojmë prej Kosovës’’, kjo është hera e pestë dhe e gjashtë që vepron kështu. Dhe ky del si ai mbrojtësi i tyre dhe ju thotë: ‘’E çka nesër?’’ Kështu ju tha, kinse ‘’unë po ju lus juve’’, bile me një deklaratë më vonë, tha: ‘’Jam çudit, kanë qenë më radikalë, e kanë qenë kështu’’”.
”E unë e kuptoj këtë çështje sepse këtë e ka për fushatë zgjedhore atje, sepse nuk i ka punët mirë në Serbi. Pra, nuk i ka punët mirë me vota në Serbi. E unë e kuptoj arsyen se do t’ju duheshin edhe këto 30 mijë vota të serbëve të Kosovës”.
Por, lidhur me këtë, Sheholli pati edhe një kërkesë për kryeministrin Albin Kurti, për të cilin tha se duhet sa më parë që të zhvillojë vizita në komunat veriore.
”I them Kurtit, që urgjent të shkojë nëpër komuna kryesisht veriore të Kosovës, dhe t’i vizitojë ato se janë të Republikës tonë, dhe të bisedojë me qytetarët serbë dhe me shoqëri civile, për shkak se duhet qetësim i situatës sepse ajo situatë mund të agravojë dhe mund të bëhet shumë më e vështirë për menaxhim”.