Ish-kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti i është kundërpërgjigjur zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi, i cili të martën deklaroi se Kosova e ka rritjen ekonomike mbi 10%.
Bislimi madje u shpreh se Kosova është i vetmi shtet në Evropë që ka pasur një rritje të tillë.
Për këtë çështje, ish-kryetari i kryeqytetit, në një postim në Facebook, ka provuar ta shpjegojë rritjen ekonomike dhe inflacionin.
Përmes disa kalkulimeve që i ka bërë, ai ka theksuar se pavarësisht rritjes ekonomike, çmimet janë rritur dhe në bazë të kësaj jemi të varfër.
Postimi i plotë:
Për ta kuptuar rritjen dhe inflacionin:
Nqs sot dikush i shpenzon 2 euro për bukë dhe buka kushton 1 euro - i blen dy bukë dhe kjo llogaritet në GDP nominale. Konsumi + Investimet + Shpenzimet qeveritare + Eksportet (krrjt cka shesim jashte) - Importet (krejt cka blejme nga jashte) është vlera e ekonomisë shtetërore.
Në qoftë se sivjet i kam 3 euro me ble bukë dhe i shpenzoj kjo është rritje nominale.
Mirëpo në qoftë se çmimet e bukës rriten, atëherë kjo përcakton rritjen reale.
Në qoftë se buka është bërl 2 euro atëherë realisht sje rrit. Në qoftë se buka kushton 2 euro atëherë ti ke më shumë pare se vitin e kaluar (2 vs 3 euro) ti je rrit nominalisht sepse 3 është më shumë se 2. Por vjet ke mujt me i ble dy bukë (2*1 euro) por sot mundesh vec 1.5 bukë (1.5*2 euro). Nominalisht je rrit por realisht je më keq.
Kjo sot po i ndodh shteteve në botë edhe Kosovës - na mundemi me u rrit 10 përqind, por nqs çmimet janë rrit më shumë, jemi më të varfër.