Albright për herë të fundit ishte në Kosovë në qershor të 2019-ës

Aktuale

Albright për herë të fundit ishte në Kosovë në qershor të 2019-ës

Më: 23 mars 2022 Në ora: 20:26
Hashim Thaçi, Madalene Albright dhe Bill Clinton

Ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Madalene Albright, për herë të fundit në Kosovë ishte më 12 qershor të vitit 2019, në 20-vjetorin e shënimit të lirisë së Kosovës.

Në atë ditë ishte zbuluar busti i saj pranë Pallatit të Rinisë në Prishtinë, si shenjë falënderimi për veprimtarinë dhe kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Para të pranishmëve, Albright në ceremoninë e 20 vjetorit, kishte mbajtur një fjalim, në të cilin tregoi se sa rëndë e kishte përjetuar robërimin e kosovarëve, më 1999.

“Një djal i vogël aty mbante një letër në të cilën shkruante unë e dua Amerikën dhe unë dua të kthehem në Kosovë. U ndala dhe bisedova me nënën e tij e cila më tregoi se gjyshi i djaloshit kishte vdekur derisa gjyshja nuk dihet nëse është e gjallë ka ngelur në Prishtinë. Pastaj hyra edhe në një tend kishte fëmijë e gra dhe iu thashë keni durim sepse do të ktheheni në Kosovë dhe se Nato do iu ndihmojë të bëni jetë normale.

Falë burrave dhe grave në Kfor ne e mbajtëm premtimin”,ka thënë Albright.

Ajo e pranoi se liria nuk do të ishte e mundur pa shefin e saj, presidentin Bill Clinton. Në natën më kritike, ky e kishte marr në telefon.

“Presidenti Clinton donte të sigurohej që Kosova do jetë e sigurt. Në natën kur nisën bombardimet më thirri në mes të natës dhe më tha Medllin avionët u nisën ne po e bëjmë veprimin e duhur. Unë ia ktheva po Zotëri President pajtohem plotësisht me ju”.

Në skenën që ishte bërë në formë të shenjës së NATO-s, për të nderuar intervenimin e aleancës në Kosovë, pas Ollbrajt fjalën e mori edhe Bill Clinton, i cili ishte po ashtu në Kosovë në të njëjtën ditë edhe ati, iu përurua një bust.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat