Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier, deklaroi se jeta e tashmë të ndjerës, Madeleine Albright, ishte personifikimi i ëndrrës amerikane – ngjitja nga refugjate në Sekretaren e parë femër të Shtetit amerikan.
Me anë të një postimi në Facebook të Ambasadës Amerikane, më tej ai citohet të ketë thënë se:
”Jeta e Madeleine Albright ishte personifikimi i ëndrrës amerikane – ngjitja nga refugjatja në Sekretaren tonë të parë femër të Shtetit. Udhëheqja e saj e guximshme në Ballkan shpëtoi jetë të panumërta.
Përparimi i Kosovës është një nderim i vazhdueshëm për trashëgiminë e saj”, tha ambadasori amerikan me rastin e vdekjes së ish sekretares amerikane Madeleine Albright.