Kryerari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas vdekjes së ish Sekretares së Shtetit të SHBA-ve, Madeline Albright.
Limaj ka shkruar se vdekja e saj është humbje e madhe për popullin shqiptar, e cila u rreshtua krah nesh në momentet më të vështira.
Albright ndërroi jetë sot në moshën 84 vjeçare.
Postimi i plotë i Limajt:
Lajm i trishtë vdekja e ish Sekretares së Shtetit të SHBA-ve, Madeline Albright.
Vdekja e saj është humbje e madhe për popullin shqiptar, e cila u rreshtua krah nesh në momentet më të vështira.
Qytetarët e Kosovës do t’i jenë përherë falënderues për kontributin e saj në arritjen e lirisë së Kosovës dhe konsolidimin e shtetësisë.
U prehtë në paqe!