Lladrovci: U shua ylli i rrugës tonë për çlirim

Aktuale

Lladrovci: U shua ylli i rrugës tonë për çlirim

Më: 23 mars 2022 Në ora: 21:11
Ramiz Lladrovci

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, pas lajmit se ndërroi jetë znj. Albright, ka theksuar se “një yll i rrugës tonë për çlirim, shtet dhe shtetësi, u shua fizikisht”.

Me krenari, përjetësisht do të kujtojmë, zonjë e madhe e mendimit dhe veprimit për lirinë, për shtetin dhe Pavarësinë tonë, Zonja Albright, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë:

Një yll i rrugës tonë për çlirim, shtet dhe shtetësi, u shua fizikisht, Madeleine Albright, kaloi në amshim!

Ajo sot iu bashkua vargut të kontribuuesve të përjetshëm e më të shquar për Kosovën dhe kombin shqiptar të prirë nga ish Presidenti Willson, si roje e ekzistencës dhe rrugës tonë brenda vlerave euro-atlantike.

Me krenari, përjetësisht do të kujtojmë, zonjë e madhe e mendimit dhe veprimit për lirinë, për shtetin dhe Pavarësinë tonë, Zonja Albright!!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat