Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.
Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se është e shokuar nga vdekja e Albright.
“Madeleine Albright, një lidere e shquar, një luftëtare dhe mbrojtëse e pandalshme për liri dhe demokraci”.
“Një model, frymëzim dhe mike e dashur për mua. Do ta nderojmë e kujtojmë përherë trashëgiminë tuaj. Përgjithmonë mirënjohës për udhëheqjen dhe miqësinë tuaj”, ka shkruar Jahjaga