Gazetari Lavdim Hamidi sot ka thënë se Nasuf Bejta, i cili pritet të bëhet deputet i Kosovës, ka bërë marrëveshje me Partinë Demokratike të Kosovës.
“Nasuf Bejta nga Lista Guxo do ti bashkohet PDK-së këto janë informatat nga burimet e mija”, ka thënë Hamidi.
Por, i menjëhershëm ishte reagimi i Nasuf Bejtës, i cili e ka demantuar këtë lajm.
Ai tha se nëse bëhet deputet i Kosovës, do ta jetë deputet i LVV-së dhe Listes Guxo.
Bejta ka shkruar në reagimin e tij se nuk do të tradhtojë besimin e qytetarëve që e kanë votuar.
Në fund ai tha se do të ndjek rrugëk ligjore për këtë shpifje.
Reagimi i plotë:
REAGIM
Dëgjova që sonte në një debat, njëri prej panelistëve ka deklaruar se nëse largohet deputeti Fitim Uka nga Kuvendi i Republikës së Kosovës atëherë do të zëvendësohet me Nasuf Bejtën i cili sipas tij, ka bërë marrëveshje me PDK.
Kjo deklaratë nuk qëndron dhe është plotësisht e pavërtetë, unë asnjëherë nuk kam bërë ndonjë marrëveshje me PDK apo parti të tjera. Besoj që e udhës do të ishte sikur të pyetesha para se të më mvishej një gjë e tillë.
Nëse unë do të bëhem pjesë e kuvendit, unë do të jem deputet i koalicionit VV-GUXO sepse nuk synoj ta tradhëtoj besimin e qytetarëve që më votuan nga ajo listë.
Unë e përkrahë dhe do të vazhdojë ta përkrahë qeverinë Kurti, për të punuar drejtë ndryshimeve pozitive për mirëqenien e të gjithë ne qytetarëve.
I bëj thirrje të gjithë analistëve dhe gazetarëve që para se të japin deklarata të atilla të konsultohen paraprakisht. Unë jam i qasshëm dhe i hapur për sqarime të dyshimeve si ky që u diskutua sonte.
Sidoqoftë, për mbrojtje nga shpifje të tilla unë do të ndjek rrugët ligjore.
Me respekt,
Nasuf Bejta!