Mustafa: Qeveria ka dorëzuar mbi 100 ligje, 98 prej tyre kanë kaluar

Aktuale

Mustafa: Qeveria ka dorëzuar mbi 100 ligje, 98 prej tyre kanë kaluar

Më: 24 mars 2022 Në ora: 00:36
Ekrem Mustafa

Deputeti i Listës Guxo, Ekrem Mustafa, ka folur për të ardhmen e Listës Guxo.

Mustafa tha se në nivel të Kosovës, kanë garuar me 66 asambleistë ku prej tyre kanë fituar 10 apo 11, që me përqindje i bie 11 apo 12 përqind.

Ne kemi garuar me 66 asambleistë në nivel të Kosovës, diku 10 apo 11 janë që kanë fituar, ndërsa në përqindje i bie 11 apo 12 përqind, dhe kanë arritur të jenë pjesë e asamblesë në nivel të Kosovës. Ndërsa në zgjedhjet lokale mendoj që kemi pasur edhe një hendikep për shkak se nuk kemi pasur parti, sepse nëse do të ishte Lista Guxo e regjistruar në fletëvotime në koalicion me Vetëvendosje do të ishte ndryshe”, citoi ai.

Sipas tij, deri më tani janë dërguar 100 ligje ku 98 prej tyre i kanë kaluar, ndërsa 15 nga to janë në lexim të dytë, dhe pritet të kalohen.

“Kjo Qeveri në planin legjislativ te ne i kanë dorëzuar mbi 100 ligje, ku ne kemi arritur që në lexim të parë dhe të dytë t’i kalojmë 98 prej tyre, shumica e projektligjeve që kanë ardhur në Kuvend kanë kaluar, tashmë janë vetëm 10 ose 15 në lexim të dytë dhe pritet të kalohen”, deklaroi ai.

Ai tha se njëri ndër ligjet më të rëndësishme është heqja e homologimit të automjeteve, mirëpo ajo për çfarë vuajnë qytetarët e Kosovës është mungesa e hartave të rrugëve ajrore.

“Njëri nga ligjet më të rëndësishme, është ligji për automjetet i cili ka qenë në fillim të mandatit, kemi hequr homologimin e automjeteve,  i cili mendoj që ka prekur xhepin e qytetarëve. Ndërsa mendoj se qytetarët tanë vuajnë për shkak që nuk i kemi hartat e rrugëve ajrore, në këtë aspekt neve në vazhdimësi na u ka thënë se nuk është bërë zgjatja e pistës, ndërsa kjo Qeveri zgjatjen e pistës e ka përfunduar, tanimë pritet të bëhet vetëm harta e rrugëve ajrore”, citoi ai.

Sipas tij ngritja e çmimeve në vend, nuk e ka bërë me dëshirë Qeveria.

“Ngritja e çmimeve nuk ka ndodhur se ka dashur Qeveria t’i rrisë, mirëpo ngritja e çmimeve ka ndodhur në berzën ndërkombëtare”, shtoi tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat