Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka thënë në televizionin vojvodinas se Serbia nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës.
Duke folur rreth çështjes së zgjedhjeve të Serbisë të cilat Kosova nuk i lejoi të mbahen në territorin e saj, ai ka thënë se Kosova kërkonte kërkesën me vulë se Qeveria e Serbisë kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës, që do t`i binte si njohje e shtetit të Kosovës, transmeton “Bota Sot”.
"Ata deshën ta marrin me vulë të Serbisë kërkesën se ‘Qeveria e Serbisë i kërkon Qeverisë së Republikës së Kosovës’ me çka de fakto do të pranonim pavarësinë e Kosovës " tha Vuçiq.
Ai pretendon se Kurti vazhdimisht po bënë presion ndaj serbëve, sepse dëshiron të dërgoj porosinë se serbët nuk e kanë vendin në Kosovë.
"Pushteti në Prishtinë do që të shkatërrojë unitetin e popullit serb, por nuk mund të rrëzohet uniteti serb".
Sipas Vuçiq, Serbia ka pranuar në “lloj-lloj kompromise”, por kurrë nuk e pranon Kosovën.
Vuçiq mbron Millosheviçin e Rusinë dhe sulmon NATO-në
Lidhur me përvjetorin e bombardimeve të NATO-së, ai tha se "Jetërat e njerëzve nuk mund t’i ktheni, sot pas 23 viteve më së miri shihet sa ishte i tmerrshëm, i gabuar edhe kundër drejtave aksioni i 19 vendeve të NATO-së. Tingëllon i marrë konstatimi i ministrit të atëhershëm gjerman i Joshka Fisher se po ndalohet një Aushvic i ri, sikurse tingëllon tash akuzimi i Rusisë për agresion”.
Ai shtoi se në “Rambuje situata ishte shumë e rëndë dhe se nuk mund të thotë se Millosheviç ishte fajtor për bombardimet, por fajtori është ai që sulmoi, fajtor është NATO”.
"Unë do bëja ndryshe nga Millosheviç, do ndërprisja atë pas pak dite, qoftë se ajo do më kushtonte edhe me dorëheqje ".
Ndërsa lidhur me faktin se Rusia në atë kohë i kishte vënë sanksione Serbisë, ai e pranoi, por sipas tij asokohe president i Rusisë nuk ishte Putin – ai ka ardhur më pas.