​GP i AAK-së bëjnë homazhe në 24-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit, Tahiri: Gllogjani vend historik

Aktuale

​GP i AAK-së bëjnë homazhe në 24-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit, Tahiri: Gllogjani vend historik

Më: 24 mars 2022 Në ora: 11:50
​GP i AAK-së bëjnë homazhe në 24-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit

Në 24-vjetori i betejës së Gllogjanit, e njohur ndryshe si “Epopeja e Dukagjinit” në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan ka bërë homazhe Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Nga aty, Besnik Tahiri tha se kjo datë do të kujtohet gjatë gjithë historisë së kombit tonë.

Tahiri: Gllogjnia një vend historik

“Kemi vendosur që prononcimin tonë si grup parlamentare ta bëjmë këtu nga Gllogjani një vend historik, një vend ku prehen burrat dhe gratë që dhanë jetën e tyre dhe dëshmuan se liria ka çmim, por liria është e padiskutueshme për kombin dhe vendin tonë[...]Kemi vlerësim të lartë për kontributin e NATO-s si datë e rëndësishme e 24 marsit, por njëkohësisht për të vlerësuar luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Epopenë e Dukagjinit dhe gjithë dëshmoreve të kombit”, tha ai.

E në seancën e veçantë që po mbahet për nder të 23-vjetorit të bombardimeve të NATO-s kundër gjenocidit serb që po kryente në Kosovë, Grupi Parlamentar i AAK-së nuk mund të marrë pjesë për shkak se do të jenë për homazhe të Gllogjan.

Sot shënohet 24-vjetori i betejës së Gllogjanit, e njohur ndryshe si “Epopeja e Dukagjinit” që u zhvillua më 24 mars 1998, ku Ushtria Çlirimtare e Kosovës nën udhëheqjen e Ramush Haradinajt i bëri ballë rrethimit të forcave pushtuese serbe në Gllogjan. Me këtë betejë fillon lufta frontale ndërmjet forcave të UÇK-së dhe atyre serbe në Zonën Operative të Dukagjinit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat