Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, e ka uruar kryeministrin Albin Kurti, në ditëlindjen e tij të 47-të.
Përmes një fotografie të përbashkët në rrjete sociale, Pacolli i urtoi Kurtit shumë vite të lumtura bashkë me familjen e tij.
Ndër të tjera, Pacolli thotë se Kurti është kryeministër i të gjithë qytetarëve dhe është momenti më i duhur kur ‘kryeministri ta kupton këtë dhe t’i trajtoj të gjithë qytetarët njësoj’.
Postimi i plotë:
Sot është ditëlindja e kryeministrit tonë Albin Kurti. Dua ta uroj dhe t’i deshiroi edhe shumë vite të tjera të lumtura me familjen e tij. Sot Albin Kurti është Kryeministër i të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe është momenti më i duhur kur Kryeministri ta kupton këtë dhe t’i trajtoj të gjithë qytetarët njësoj, pa marrë parasysh qëndrimet ideologjike të seicilit.