Grupi i Grave Deputete nga subjektet politike ka bërë homazhe te busti i ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madaleine Albright.
Deputetet e vendit tonë u shprehën mirënjohëse dhe falënderuese për kontributin e ish-sekretares Albright dhe ndikimin që pati në ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë në vitin 1999.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti, tha se nderimi që po i bëhet asaj sot, është shenjë se do të jetë në mendjet dhe zemrat e popullit të Kosovës.
Kurti: Shprehëm sot trishtimin për humbjen e Madaleine Albright
“Bashkë me drejtoreshën e INDI, Nancy Soderberg, që kishte mentorë direkte të punës së saj Madaleine Albright, miken e madhe të Kosovës, që ndihmoi në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Shprehëm sot trishtimin për humbjen e jetës së saj dhe po ashtu të tregojmë që do të jetë në mendjet dhe zemrat e popullit tonë përjetësisht”, tha deputetja Kurti.
Edhe drejtoresha e NDI Nancy Soderberg bëri homazhe te busti i ish- sekretares së Shtetit, e cila theksoi se Madeleine Albright ishte mentore personale e saj.