Ish ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama, vlerëson se Qeveria e Kosovës duhet të hapë dyert për një numër të refugjatëve nga Ukraina.
Ajo në një postim në Facebook ka rikujtuar se mbi 10 milion njerëz janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre dhe mbi pesë milion kanë lëshuar Ukrainën.
“Unë mendoj se Qeveria e Kosovës duhet të tregohet bujare dhe të hapë dyert për një numër refugjatesh nga Ukraina, në këtë situate tragjike ku mbi 10 milion njerëz janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre dhe mbi pesë milion e kanë lëshuar Ukrainën”, shkruan ish ambasadorja.
Tutje ajo ka thënë se edhe qytetarët mund të japin kontributin e tyre për popullin Ukrainas.
Lama është shprehur se këtë mesazh po e bën me rastin e 23 vjetorit të bombardimeve të NATO-s.
“Edhe ne si qytetarë mund te japim kontributin tone për popullin e Ukrainës, në këto momente tragjike për ta.
Ky është mesazhi im me rastin e 23 vjetorit të bombardimeve të NATO-s, dhe tragjedinë e Kosovës para dhe gjatë luftës”, përfundoi ajo.