Osmani në përvjetorin e Epopesë së Dukagjinit: Liria jona mbanë fuqishëm vulën e secilit dëshmor të UÇK-së

Aktuale

Osmani në përvjetorin e Epopesë së Dukagjinit: Liria jona mbanë fuqishëm vulën e secilit dëshmor të UÇK-së

Më: 24 mars 2022 Në ora: 15:22
Vjosa Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar 24-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit, kur në Gllogjan, luftëtarët e UÇK-së u përballën në fushëbetejë me forcat e regjimit gjenocidal serb.

“Luftëtarët e lirisë bashkë me ata të Aleancës Veri-Atlantike, i dhanë udhë lirisë sonë, e bën të mundshme realizimin e amanetit të brezave, prandaj kujtimi për të gjithë dëshmorët e UÇK-së do të jetë i përjetshëm”, ka theksuar Presidentja Osmani.

“Liria jona mbanë fuqishëm vulën e secilit dëshmor.

Ata janë kujtimi i rrugës së zorshme nëpër të cilën kemi kaluar, ata janë referencë për brezat dhe nderim për shtetin”, ka theksuar Presidentja Osmani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat