Agjencia Kundër Korrupsion (AKK) njofton se lajmi i publikuar në disa media se AKK ka nisur hetime ndaj Këshilltarit të Kryeministrit, Luan Dalipi, nuk është i saktë.
“Për korrektësi të informimit të saktë dhe të drejtë të opinionit publik, Agjencia kundër Korrupsionit sqaron se në lidhje trajtimin e rastit të deklarimit të pasurisë së Këshilltarit të Kryeministrit të Kosovës, Luan Dalipi, se nga monitorimi i rregullt i mediave ka identifikuar informatat lidhur me biznesin e zyrtarit të apostrofuar, dhe aktualisht është duke verifikuar rastin nga departamentet përgjegjëse”, thuhet në sqarimin e AKK-së.
Rrjedhimisht Agjencia në asnjë rast thotë se nuk paragjykon rezultatin e hetimeve para se te kryhen të gjitha hetimet sipas legjislacionit në fuqi.
“Zhvillimi i hetimeve dhe kontrollit të pasurisë realizohet pa paragjykime etnike, gjinore, gjuhësore, fetare dhe të tjera të subjekteve deklaruese”, thuhet në fund të sqarimit.