Avokati Arianit Koci përmes një postimi në Facebook, në ditën e lindjes së tij, ka rrëfyer se çfarë ka përjetuar gjatë viteve në ditëlindjen e tij.
Ai thotë se, në këtë ditë ka ndjenja të përziera, pasi që, po në këtë ditë shumë vite më parë e ka varrosur nënën e tij, e cila ka vdekur shumë e re.
Ai thotë se nëna e tij, nuk ka mbërri me shiju jetën si duhet.
Koci tutje shkruan se, në të njëjtën ditë, në vitin 1999, forcat serbe kanë vra shokun e tij më të mirë, Kastriotin, me vëllain Kushtrimin dhe babain e tyre, avokatin e njohur Bajram Kelmendin.
Postimi i plotë:
Ditëlindja ma sjellë një ndjenjë të përzier. Në fillim kam gëzim, pastaj pikëllim dhe në fund optimizëm.
Në këtë ditë e kam varrosur nënën, shumë vite më parë.
Ka vdekë shumë e re. Nuk ka mbrri me e shiju jetën si duhet. Grua stoike dhe stabile. Shtylla e familjes.
I ka lindë pesë, ndërsa i ka rritë katër fëmijë si më së miri; me të gjitha problemet që i ka çdo familje.
Fëmiu i parë i ka vdekë menjëherë pas lindjes.
Dhe pasi ne fëmijet jemi rritë pak, dhe nënës i ka ardhë koha me u knaqë me jetën dhe fëmjiet e vet - ka vdekë.
Në këtë ditë në vitin 1999, forcat serbe e kanë vrarë shokun tim më të mirê, Kastriotin, së bashku me vëllaun Kushtrimin dhe babën, avokatin e njohur Bajram Kelmendi.
Atë natë të kobshme, këta tre martir u vranë menjëherë pas fillimit të bombardimeve të Natos.
Pas një gëzimi të papërshkrueshëk që e patëm të gjithë ne.
Pra jeta është e tiilë: gëzim dhe hidhërim. Batica dhe zbatica.
Të ju them të drejtën, kam kaluar edhe perpeti të tjera, dhe nuk dua t’i përmendi. Thjesht, jetën e pranoj me të gjitha të mirat e të kqijat që na i sjellë.
P.s
Arti, djali ka ardhë. Sonte jemi krejt familja tubë. Festë deri në mëngjes!