“Turpi të mbuloftë ore i mjerë”/ Kurti mallkon Edi Ramën që nuk po e bën atë që e bëri presidenti kroat për Kosovën

Aktuale

“Turpi të mbuloftë ore i mjerë”/ Kurti mallkon Edi Ramën që nuk po e bën atë që e bëri presidenti kroat për Kosovën

Nga: N. Sh. Më: 24 mars 2022 Në ora: 18:02
Edi Rama dhe Zoran Milanoviq

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, sot në samitin e NATO-s të mbajtur në Bruksel, ka propozuar që Kosova të integrohet në këtë aleancë, e të bëhet më në fund shtet i plotë.

“Katër shtete të NATO-s ende nuk e njohin Kosovën. Unë propozova që Kosova të integrohet, dhe më në fund të bëhet një shtet i plotë”, tha Milanoviq.

Për këtë ka reaguar kryetari i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti.

Kurti shkruan në një postim në Facebook se, Milanoviqi propozoi anëtarësimin e Kosovës në NATO, derisa ka kritikuar kryeministrin shqiptar Edi Ramën që po heshtë.

Sipas tij, Rama hesht që të mos i prishet vëllazëria me presidentin serb, Aleksandër Vuçiqin.

Postimi i plotë:

Presidenti i Kroacisë Milanoviq në Samitin e NATO-S e propozon anëtarësimin e Kosovës në Aleancën e NATO-s.

Ndërsa kryeministri që ka përvetësuar emrin dhe drejtimin e shqiptarëve Edi Rama, hesht që të mos i prishet vëllazëria me Vuçiqin!

Turpi të mbuloftë ore i mjerë.

Argatët e armikut duhet të dalin para drejtësisë

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat