Ish-ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Avni Spahiu, vlerëson se ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, ka qenë një ndër diplomatet më të mira që ka pasur ShBA-ja.
“Madeleine Albright, ka qenë një nga diplomatet më të mira që ka pasur Amerika, para se të bëhej sekretare e shtetit ka qenë ambasadore e Amerikës në OKB dhe detyra e saj ka qenë mbrojtja e të drejtave të njeriut. Gjithmonë ka ngritur zërën kundër gjenocidit në Afrikë, Kinë e edhe në ish-Jugosllavi”.
Spahiu tha se Albright ka qenë forcë shtytëse për intervenimin e NATO-s në Kosovë..
“Me ndihmën për Kosovën nuk u bë vetëm mbrotjëse e të drejtave të njeriut në botë, por, edhe mike e kosovës dhe mbeti e tillë deri kur vdiq”.
“Albright ka qenë forcë shtytëse në kuadër të NATO-s për të bindur vendet që në fushatën e bombardimit Amerika të mos mbetet vetëm, por, të veprojnë bashkë”.
“Madeleine Albright nuk do të ruhet vetëm në historinë tonë, por do të bartet edhe në gjenerata tjera – emri i saj do të nderohet gjithmonë”, tha Spahiu.