Kurti falënderon sërish NATO-n që ndaloi gjenocidin e regjimit të Beogradit në Kosovë

Aktuale

Kurti falënderon sërish NATO-n që ndaloi gjenocidin e regjimit të Beogradit në Kosovë

Më: 24 mars 2022 Në ora: 19:29
Albin Kurti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, sërish ka shprehur falënderimin e tij në nder të 23-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s më 1999 në Kosovë.

Kurti edhe nëpërmjet Twitter-it falënderoi NATO-n duke rikujtuar vrasjet e regjimit serb në Kosovë më 1998 dhe 1999,.

“Në Kosovën e vitit 1998-99 janë kryer qindra masakra. Fëmijë, të moshuar, gra dhe burra janë vrarë, masakruar e djegur në shtëpitë e tyre. 23 nga kjo, ne vazhdojmë të jemi falënderues për itnervenimin e NATO-s, që ndaloi gjenocidin e regjimit të Beogradit në Kosovë”, shkroi Kurti në Twitter.

Krahas falënderimit Kurti publikoi edhe fotografi të homazheve që bëri sot pranë bustit të ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, që ndërroi jetë mbrëmë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat