Me 24 mars të 1999-ës, NATO ka filluar të marrë dimensionin e vetë real historik për ruajtjen e paqes në botë, ka thënë profesori universitar, Arben Fetoshi.
Këto deklarata ai i bëri në shënimin e 23-vjetorit të fillimit të bombardimeve nga NATO ndaj forcave serbe.
“Është histori që unë e them me një fjali mendoj që 24 marsi i 99-ës shënon fillimin e një epoke të re në historinë marrëdhënieve ndërkombëtare sepse 24 marsi i jep një dimension të ri Aleancës jo vetëm si një bosht i mirëmbajtjes së sigurisë kundrejt lindjes por tani i jep edhe detyrën historike të intervenimit humanitar duke shkelë të drejtën ndërkombëtare ky është thelbi sepse NATO kishte ndërhyrë në Bosnje mirëpo për herë të parë, në mënyrë të paautorizuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB merr vendim që të fillojë bombardimet kundër caqeve ushtarake serbe në ish-Jugosllavi dhe besoj që ky është një hap shumë i rëndësishëm i kthesës në marrëdhëniet ndërkombëtare që gjithsesi e shohim sot 23 vjet pas me atë që po ndodh në Ukrainë. Pra unë besoj që më 24 mars në Kosovë NATO ka fillu të marrë dimensionin e vet real të rolit historik për ruajtjen e paqes në botë dhe ANTO sot është përbalël sfidës nëse do ta arrijë që ta mbajë të izoluar dhe që t i përgjigjet seriozisht kërcënimit për paqen botërore që paraqet Putin”, theksoi ai.
Teksa foli për 23-vjetorin e sulmeve të NATO-s ndaj caqeve serbe, Fetoshi kujton një masakër që kishte ndodhur një ditë më pas – ku ishin vrarë 68 civilë.
“Realisht në natën e 24 marsit pra në mbrëmje rreth orës 80 në orën 3 të mëngjesit forcat paramilitare dhe policore serbe kanë rrethuar vendlindjen time asokohe nuk kam qenë aty më 24 mars 1999 kam qenë në Kalimash, në një bazë tonën të organizimit të luftës si verilindje të Shqipërisë por nga rrëfimet pastaj kemi të bëjmë me një goditje të parë të pezmit të revoltës që manifeston në mënyrën më të egër të mundshme makinerinë serbe kundrejt civilëve sepse ka qenë shqetësimi ynë atë natë në komandën e Kalimashit ka qenë ky sepse për fat të keq UÇK nuk i kishte kapacitetet e nevojshme të mbronte popullatën civile ndonëse e dinim se Sebria do të fillonte një hakmarrje bizare ndaj civilëve të pafajshëm dhe kjo ka ndodh në vendlindjen time në Fortesë kur janë masakruar 68 civilë të pambrojtur duke filluar nga ora 3 e mëngjesit deri të nesërmen prej më të moshuarve deri te foshnjet 3 muajshe”, shtoi ai.