Vëllaun e tij, e njeh vetëm përmes fotografisë.
Për Rinasin ai ka dëgjuar shume nga prindërit, por për të ishte e çuditshme se pse mbante emrin e vëllait të tij.
21-vjeçar tani thotë se vetëm kur ishte 7 vjecar e ka kuptuar se vëllai i tij kishte vdekur gjatë luftës se fundit në Kosovë.
E historia e rëndë e vëllait të tij, ka bërë që Rinasi që lindi pas mbarimit të luftës, të bëhet një djalë shembull për prindërit.
Rinasi për herë të parë rrëfen për të vellaun.
Përqafimi i Rinasit, është shërim për dhimbjet që ka nëna Lumnije.
Ajo thotë se serbët ia morën Rinasin ne ditet me te bukura te fëmijërisë.
Në 23-vjetorin e bombardimeve të NATO-s kundër caqeve ushtarake e policore të Serbisë, Lumnija i kujton ditët e para të bombardimeve që për të ishin festë.
Historinë e saj mes emocionesh nëna e djalit të vrarë e tregon duke treguar për veprimet që morën me bashkëfshatërë.
“Por vetëm pak ditë pas bombardimeve, të gjithë banorët e fshatit Moisir të Istogut ishin detyruar nga serbët të lëshonin shtëpitë e tyre për të marrë rrugë drejt Shqipërisë”, tha Lumnije Musaj.
Mirëpo, rrugëtim i tyre zgjati vetëm deri në Prizren.
Sepse aty një grup ushtarësh u kthyen prapa në fshat.
Aty në ditën e 6 prillit Lumnija do të perjetonte dhimbjen më të madhe në jeten e saj, humbjen e djalit 5 vjecar.
“Tregon si i kane granatuar ate se bashku me femijet ku ka mbetur i vdekur rinasi”, shtoi ajo.
E për dy ditë trupi i Rinasit kishte mbetur në vendin ku është vrarë.
Lumnija ndonëse e plagosur në të dy kembët së bashku me disa familjarë e kishte varrosur djalin, vjehrrin dhe një nuse të familjes, me nje afat prej nje orësh qe ia kane dhënë serbet.
Merzija po i shtohej edhe më shume pasi nuk dinte për fatin e 3 fëmijëve të tjerë e bashkëshortin.
Por me ta u takua pas 12 ditësh për tu nisur pastaj drejt Shqipërisë.
Lumnija me lotë në sy, thotë se kthimi i saj në shtëpi ishte shume i rëndë.
E varrin e djalit për 6 muaj e kishte në oborr të shtepisë.
Eshtrat e Rinasit, tani prehen në varrezat e fshatit Moisir.
E vetem pak metra larg prej shtëpisë është vendosur nje permendore për tre të vrarët e familjes Musaj.
“E Cfarë ju bëri Rinasi i vogël qe e ndatë nga lojërat fëmijërore” shkruhet në këtë pllakë.
Në fshatin Moisir krejt cfarë ka mbetur si dëshmi nga lufta është ky mur ku shihen hapësirat e granatave.