Shkëlzen Haradinaj sot ka ditëlindjen. Heroi i Kosovës, lindi më 25 mars 1970 në Gllogjan. Sot Shkëlzeni mbush 52 vjet.
Ai ra në altarin e lirisë në moshën 29-vjecare duke mbrojtur popullatën civile në malet e Maznikut më 16 prill 1999.
Në ditëlindjen e 52-të Shkëlzeni është kujtuar ka i biri i tij, Luani.
Ai në urimin e ditëlindjes ka shkruar “Rininë ia fale Atdheut e jetën fëmijëve të tij”.
Postimi i plotë i Luanit për babin e tij:
Gëzuar ditëlindjen Shkëlzen!
Rininë ia fale Atdheut e jetën fëmijëve të tij.
Rilind në gjallërinë e buzëqeshjet e tyre!