Aktori shqiptar, Çun Lajçi përmes një shkrimi në facebook ka reaguar në lidhje me vendimin e fundit që kryeministri Kurti nuk po lejon të mbahen zgjedhjet e Serbisë në Kosovë.
Sipas aktorit është për të u lavdëruar veprimi i kryeministrit pasi kjo do të thotë që vendi ynë ka zot shtëpie, përcjell “Bota sot”.
Do trima n'Gllogjan, n'Prekaz e n'Koshare, për tri ditët e gjelit luftuen!Jo për dekadat e pulës, shkruan tutje aktori.
Në fund aktori paralajmëron se mund të kemi luftë.
Postimi i plotë
Albin
Mirë asht me t'dhimtë dikund, se vetëm trupi i shëndoshë i ndien dhimbjet. I vdekuni asht i vdekun!
Vetëm trupi i shëndoshë dhemb e koka e kthjellt e din ç'asht tuta!
Mirë që po tuteni, ju, kryetarët e partive nga Quint-ti! Edhe ma shumë nga Serbia!
Por mirë, që edhe i zoti i shtepisë i shtrengoi opingat;
N'konakun tim kokorisem unë, e dasëm s'ban Vuçiçi n'oborrin tim! Jam flamur n'vete u tha!
Tash, s'di pse s'ishit n'krahun e tij? Çka duhej tu thoshte Albini tjetër?
Do trima n'Gllogjan, n'Prekaz e n'Koshare, për tri ditët e gjelit luftuen!Jo për dekadat e pulës!
Shtrengohuni, se mund t'kemi edhe luftë!