Demush Shasha nga Instituti EPIK ka reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama.
Ai ka thënë se Rama dikur akuzonte Kosovën për minishengenin se me “helm”, “acid” dhe me “kërcitje dhëmbësh” nuk mund zgjedh asgjë, përcjell Bota sot.
Përmes një postimi në Facebook, Shasha ka thënë se tani kur Vuçiqi thërret Këshillin e Sigurisë Kombëtare, ndërmerr propagandë luftë-nxitëse dhe sulmon drejtpërdrejt sovranitetin e Kosovës, ai nuk gjë për të thënë.
Ai ka pyetur se pse Shqipëria hesht në këtë rast, duke shtuar se në raportet Kosovë – Serbi, Shqipëria nuk mund qëndrojë neutrale sikur Spanja.
Postimi i tij i plotë:
Dikur Rama akuzonte Kosovën për minishengenin se me “helm”, “acid” dhe me “kërcitje dhëmbësh” nuk mund zgjedh asgjë. Jam dakord. Por a vlen e njëjta edhe për Serbinë? Sot kur Vuçiqi thërret Këshillin e Sigurisë Kombëtare, ndërmerr propagandë luftë-nxitëse dhe sulmon drejtpërdrejt sovranitetin e Kosovës ka gjë për të thënë Rama?
Në raportet Kosovë – Serbi, Shqipëria nuk mund qëndrojë neutrale sikur Spanja. Nëse Rusia dhe Kina mbështesin proaktivisht çdo qëndrim të Serbisë, pse Shqipëria zgjedh të qëndrojë e heshtur?