Rama takon Abdixhikun, e quan kryetar reformator

Aktuale

Rama takon Abdixhikun, e quan kryetar reformator

Më: 25 mars 2022 Në ora: 17:59
Lumir Abdixhiku dhe Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka pritur në takim kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun.

Ai ka shpërndarë në llogarinë e tij në Facebook foto nga takimi me të parin e LDK-së.

Aty ai i ka shprehur mbresat e tij.

“Me kënaqësi zhvilluam sot një bashkëbisedim shumë të hapur e miqësor me kryetarin reformator të LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe delegacionin nga Prishtina”, ka shkruar Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat