Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se sot përcollëm nga Kosova grupin e fundit të qytetarëve afganë të cilët ishin të akomoduar në kampin “Bechtel” në Ferizaj.
Sveçla ka shkruar në Facebook, si Qeveri e Republikës së Kosovës dhe si Ministri e Punëve të Brendshme, kanë pranuar të marrim përsipër këtë proces pa asnjë dilemë dhe me përgjegjësi të lartë.
“Falë bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO-n dhe aleatët tanë, jemi drejt finalizimit të suksesshëm të këtij procesi. Jemi angazhuar maksimalisht bashkë me partnerët tanë që çdo kërkesë e të strehuarve të plotësohet në afat optimal dhe të sigurojmë mirëqenie e kushte të mira për të gjithë.
Jam shumë i lumtur që si shtet ia dolëm mbanë edhe në këtë proces dhe që të gjithë ata që u strehuan në kampin "Bechtel" në Kosovë po nisin një jetë të re në shtetet mikpritëse”, ka shkruar ai.