Njohësi i Çështjeve të Sigurisë, Nuredin Ibishi ka thënë se Serbia nuk ka guxim të hyjë në një luftë të re
Sipas tij, Serbia e vajton ende të kaluarën.
“Çdo tentim i kërcënimit është më tepër i sajuar nga Serbia dhe nuk ka më guxim të hyjë në një luftë të re. Tash nëse merret nga aspekti i forcave të armatosura aktive, ajo lajmëron se i ka diku 30 mijë forca aktive dhe 50 mijë rezervë çka realisht nuk i ka. Mirëpo armët nuk luftojnë vet dhe armët i dojnë njerëzit duhet ta kenë personelin ushtarak dhe atë specialistik atëherë Serbia nuk i ka ato kapacitete dhe nuk e ka gatishmërinë për të luftuar pasi që kanë pësuar jo larg para 23 viteve dhe tash vajtojnë bombardimet që ndodhën, e vajtojnë të kaluarën”, ka thënë Ibishi.
Ai thotë se pa marrë parasysh ndikimin rus, Serbia nuk është më e gatshme të nis një luftë të re.
“Serbia nuk është më e gatshme të fillojë edhe një luftë të re pa marrë parasysh ndikimit rus apo dikujt tjetër”, deklaroi Ibishi.