ShBA-ja ka thënë se ndjehet e nderuar që Kosova e ka vlerësuar kontributin e ish-Sekretares Amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, duke shpallur ditën e sotme ditë zie.
Ambasadori i këtij shteti në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se Kosova e nderon kujtimin e Albright me punën e përditshme për forcimin e demokracisë.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të nderuara nga vendimi i Qeverisë së Kosovës për të vlerësuar kontributin e Madeleine Albright për Kosovën duke e shpallur ditën e sotme ditë zie. Ju vazhdoni ta nderoni kujtimin e saj çdo ditë përmes punës tuaj për ndërtimin e një demokracie të suksesshme dhe multietnike”, thuhet në cicërimën e tij në Twitter.
The United States is honored by the Government of Kosovo's decision to recognize @Madeleine Albright's contributions to Kosovo by declaring today a Day of Mourning. You continue to honor her memory every day through your work building a prosperous, multi-ethnic democracy. pic.twitter.com/muXIE0C19I
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) March 25, 2022
Presidentja Vjosa Osmani e ka shpallur ditën e premte ditë zie në nderim të mikes së madhe të Kosovës, Madeleine Albright, ish-Sekretares Amerikane të Shtetit, e cila vdiq para dy ditësh në moshën 84 vjeçare.