I dërguari i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, ka takuar zëvendëskryeministrin e Kosovës, Bisnik Bislimi, në Bruksel.
Lajçak ka dhënë detaje nga ky takim, ku thekson se nuk ishte aspak e lehtë të diskutohet mbi tematikat e rëndësishme që prekin dialogun.
“Faleminderit zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, që erdhi në Bruksel sot. Diskutimet tona për tematikat e rëndësishme për dialogun nuk ishin aq të lehta.
E çmoj qasjen konstruktive të tij dhe gatishmërinë për të gjetur zgjidhje”, ka shkruar Lajçak në Twitter.
Thanks Kosovo First DPM @BislimiBesnik for coming to Brussels today. Our discussions on important Dialogue topics were not easy. I appreciate his constructive approach and readiness to find solutions. pic.twitter.com/N21xatqOmm
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) March 25, 2022