Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka reaguar pas situatës së krijuar sot në veri të vendit.
Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë se Serbia po kalon nëpër trauma, të vjetra dhe të reja andaj edhe po e provokon Kosovën përmes protestave të sajuara në veri të vendit.
“Serbia po kalon nëpër trauma, të vjetra dhe të reja, ndaj po provokon Kosovën përmes protestave të sajuara në veri të vendit!
Kosova duhet të mos lejoj që të provokohet, sepse burimi i tyre lidhet me humbjet që po pësojnë Rusia dhe Serbia nga bota perëndimore”, ka shkruar Tahiri.