​KGjK suspendon kryetaren e Gjykatës në Mitrovicë, Liljana Stevanoviq

Aktuale

​KGjK suspendon kryetaren e Gjykatës në Mitrovicë, Liljana Stevanoviq

Më: 25 mars 2022 Në ora: 21:13
Foto ilustrim

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka njoftuar se ka vendosur për suspendimin e kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, nga pozita e saj si kryetare.

Sipas njoftimit të KGjK-së, ky vendim është marrë sipas kërkesës së Autoritetit Kompetent për kryetar të gjykatave, në përputhje me Ligjin për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, Ligjin për Gjykatat, Ligjin për KGJK, Kodin e Etikës dhe Rregulloren për Procedurën Disiplinore të Gjyqtarëve.

Me këtë rast, KGJK thekson se vendimi për suspendimin e kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, është marrë në kuadër të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore që ka KGJK-ja, dhe nuk paragjykon përfundimin e procedurës në raport me gjyqtaren, Stevanoviq.

“Vendimi në fjalë është marrë pa asnjë ndikim politik, prandaj me këtë rast, KGJK u bënë thirrje institucioneve dhe zyrtarëve publik të institucioneve tjera të përmbahen nga deklaratat për vendimet e KGJK-së, pasi çfarëdo deklarimi publik nuk i kontribuon pavarësisë së gjyqësorit, si pushtet i pavarur”, thuhet në njofitm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat