Avokati Arianit Koci ka reaguar për mos pagesën e rrymës nga serbët në veri.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ajo duhet paguar nga ta menjëherë, pasi mjaft është mjaft, përcjell Bota sot.
Ai ka thënë se nuk ka asnjë rast në botë që një pjesë e popullatës, popullatë e varfër, popullatë që ka pensione në vlerë prej 90 euro dhe nuk ka sigurim shëndetësor - të paguajë rrymën për pjesën tjetër të popullatës.
Postimi i tij i plotë:
Në veri, rryma duhet të paguhet nga qytetarët e asaj pjese të Kosovës, tash dhe menjëherë.
Mjaft është mjaft!
Nuk e di një rast në botë, që një pjesë e popullatës së një shteti - popullatë e varfër, popullatë që ka pensione në vlerë prej 90 euro dhe nuk ka sigurim shëndetësor - të paguajë rrymën për pjesën tjetër të popullatës.
Karta e destabilizimit të gjendjes së sigurisë, nuk mund të përdoret si pretekst për mospagesë, 23 vite pas përfundimit të luftës.
Jemi lodhë ty pagu për tjerët!