Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka vizituar në spital ish-komandantin Bekim Shyti, i cili është i shtrirë në spital. Ai i është nënshtruar operimit për t’i hequr copat e granatës që i kishin mbetur që nga koha e luftës.
Në postimin e tij, Haxhiu thotë se Shyti ka paguar 2 mijë euro ndonëse ligji i garanton mbulim të shpenzimeve nga shteti.
Tutje deputeti Haxhiu shkruan “Zelensky as nuk mund të krahasohet me trimerinë e Bekim Shtytit dhe shumë ushtarëve të UÇK-së, me gjithë respektin për prijësinë e luftës që po tregon”.
Postimi i tij:
Sot vizitova mikun dhe bashkëluftëtarin tim Bekim Shytin, i cili iu nënshtrua operimit për t'i largur disa copa të granatave që i kanë mbetur nga lufta e fundit prej para 23 viteve.
Bekim Shtyti u plagos disa herë gjatë luftës dhe asnjëherë nuk e ndali pushkën, posa sherohej kthehej në front edhe më i motivuar për ta vazhdur luftën për liri.
Kur Bekim Shtyti u plagos në Oshlan në vitin 1999 kisha fatin t'ia pastroi plagën e lirisë, sot 23 vite pas, në liri i urova shërim të shpejtë té plagëve që ende çdo dité ia kujtojnë luftën.
Ndonëse plagët i mori për lirinë e atdheut Bekim Shyti, për largimin e copave të granatave , sot pagoi faturën 2000 euro.
Ndonse Ligji i garanton mbulim të shpënzimeve nga shteti!!!
Shërim të shpejtë komando!
P.S.
Zelensky as nuk mund të krahasohet me trimerinë e Bekim Shtytit dhe shumë ushtarëve të UÇK-së, me gjithë respektin për prijësinë e luftës që po tregon.