‘Ka mundur të kërset plumbi në drejtim të kryeministrit’, sa i rrezikuar është Albin Kurti?

Aktuale

‘Ka mundur të kërset plumbi në drejtim të kryeministrit’, sa i rrezikuar është Albin Kurti?

Nga: H.O. Më: 28 mars 2022 Në ora: 09:05
Albin Kurti, Glauk Konjufca

“Personi që iu afrua aq afër kryeministrit i pa penguar nga askush mund të ishte edhe ndonjë vrasës”, thotë profesori dhe njohësi i ҫështjeve politike, Binak Maxharraj.

Ai thotë se dje në Krushë të Madhe të Komunës së Rahovecit u bë varrimi edhe i 7 viktimave burra pas 23 vitesh të vrasjeve dhe zhdukjes se tyre. Kjo ishte një ditë e vështirë për banorët e Krushës së Madhe e cila përjetoi masakër të vërtetë nga forcat fashiste të ushtrisë serbe.

Image
Binak Maxharraj

“Në ceremoninë e varrimit të eshtarve të këtyre 7 martirëve mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti. Por kryeministrit derisa po i vizitonte varret u zu në befasi jo te këndshme kur një banore e këtij fshati motra e një dëshmori dhe kushërira e Ukshin Hotit papritmas i doli përpara dhe ia zu rrugën. Shkurtë në praninë e mediave i kërkoj sqarim kryeministrit se pse para një jave ishte shkarkuar nga detyra e diplomates. E çuditshme pse bash këso lloj pyetje bash në ambientin e varrezave, kur ka mund kryeministrit t’i shkojë në zyre për saqrim, apo edhe në zyrën e kryediplomates Gervalla”, thotë Maxharraj.

Ai pyet nëse kjo qytetare gaboi me këtë veprim.

“Por a gaboi kjo qytetare që veproi kështu?! Jo nuk ka gabuar. Ka gabuar dikush tjetër që ishte i pranishëm në sigurimin e eskortes së kryeministrit. Bile sigurimi i kryeministrit nuk ishte fare në nivel të detyrës”, thekson ai.

Maxharraj potencoi poashtu se si është e mundur që kjo qytetare, apo qoftë edhe dikush tjetër aq lehtë sollo pa asnjë pengesë t’i delë kryeministrit përpara dhe t’i kërkoj sqarime pse ishte suspenduar nga detyra e diplomates.

“Pse sigurimi i kryeministrit të bëjë një lëshim kaq të madh amatoresk kur është në pyetje siguria dhe jeta e kryeministrit. Në këtë rast ka mundur edhe ndonjë njeri tjetër kriminel ti del përpara kryeministrit i papenguar dhe ta vras. Rasti është shumë shqetësues i cili në asnjë rrethanë nuk është deshtë të ndodhë. Sigurimi i kryeministrit nuk ishte në krye të detyrës është deshtë të veproi shpejtë dhe të mos e lejoj asnjë person t’i afrohet aq afër kryeministrit sa që edhe u përshendetën me duar, por ne atë përshendetje ka mundur të kërcetë edhe plumbi në drejtim të kryeministrit”, vlerëson ai.

Sipas tij, me këtë rast flakrant të neglizhencës, pamaturisë në kryerjen e detyrave është e domosdoshme që të merren organet përkatëse të sigurisë e deri te ministri i punëve të brendshme që menjëherë dhe më procedurë të shpejtë të suspendohen personat që kishin për detyrë sigurimin e kryeministrit.

“Me rastet si ky nuk ka lojë kur është në pyetje jeta e shtetarëve në pozita të larta shtetërore. Ky rast duhet të jetë mësim për të ardhmen se diçka e tillë nuk guxon të ndodhë”, thotë Maxharraj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat