Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur e pikëlluar me vdekjen e shefit të Misionit të Zyrës Amerikane në Kosovë, John Menzies.
Ajo përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka thënë se Menzies ka shërbyer në Kosovë në ditët më të vështira dhe ka përforcuar thirrjet për paqe dhe pavarësi.
“Ambasadori, John Menzies, një mik i madh i vendit tonë dhe ish-shef i Misionit në Kosovë, është ndarë nga jeta.
Ai ka shërbyer në Kosovë në ditët tona më të errëta dhe përforcoi thirrjet tona për paqe dhe pavarësi. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve të tij.”, ka shkruar ajo.
Ambassador John Menzies, a great friend of our country and the former 🇺🇸 Head of Mission in Kosovo, has sadly passed away.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) March 28, 2022
He served in 🇽🇰 in our darkest days, and amplified our calls for peace and independence.
Sincere condolences to his family and friends.