Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në NATO është më i rëndësishëm se vazhdimi i dialogut teknik.
Në seancën e sotme plenare, Hoxhaj tha se për shkak të agresionit rus në Ukrainë, njohja e ndërsjellët me Serbinë është e largët, prandaj duhet orientim dhe angazhim për anëtarësim në NATO.
“Duhet t’i rishqyrtojmë pritjet konkrete që mund t’i ketë Republika e Kosovës. Çfarë po dua të them është se qeveria duhet ta dinë se nuk ka një Bruksel por dy Bruksela. Më e rëndësishme se të vazhdohet dialogu teknik më e rëndësishme është të vazhdohet anëtarësimi i Kosovës në NATO. Dua të ftojë qeverinë e Kosovës që sa më shpejt të vizitojë NATO-në dhe të sheh cilat janë pritjet konkrete të Kosovës për anëtarësim në NATO. Unë jam i vetëdijshme se anëtarësimi nuk mund të ndodh brenda muajsh, pro aplikimi për partneritet për paqe do të mund të bëhej dhe përmbushej brenda një kohe të shkurtër”, tha ai.
Ndryshe, për shkak të mungesës së kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është shtyrë debati parlamentar për politikën e jashtme në Kuvend.