Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj, ka udhëtuar për në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Në një postim në Facebook, Kokaj pjesëmarrjen e tij e ka konsideruar si “zërin e Kosovës”.
“Zeri i Kosoves: Duke mbajtur fjalim ne Parlamentin Nderkombetar per PAQE, ne foltoren e Parlamentit te Emirateve te Bashkuara. Nga Europa marrin pjese Kryetar te parlamenteve apo MP te 19 shteteve. Gjithsej perfaqsohen 82 shtete nga kontinentet e ndryshme”, shkruan ai.
Ndërkohë që në një koment sqarues në Facebook ai ka shkruar se për në Emiratet e Bashkuara Arabe ai ka shkuar në koordinim me Ministrinë e Jashtme të Kosovës.
Sipas deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje ai atje gjendet me dy misione.
“Në koordinim me Ministrinë tonë të Jashtme kam dy misione:
Të sensibilizoj dhe demaskoj veprimet armiqësore Serbo-Rusisë të cilat, rrezikojnë jo vetëm paqen tonë, por edhe atë regjionale në Ballkan.
Në takime bilaterale jam në proces të kontaktimit të kryetarëve të parlamenteve të disa shteteve të Amerikës Latine për të dhënë kontribut që me fakte të mençura t’i bindim të na njohin”, shkruan ai.