Tahiri – Qeverisë pas mosvotimit të komisionit hetimor për rrymën: Prej kujt po frikësoheni?

Aktuale

Tahiri – Qeverisë pas mosvotimit të komisionit hetimor për rrymën: Prej kujt po frikësoheni?

Më: 28 mars 2022 Në ora: 13:59
Besnik Tahiri

Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se shumica parlamentare vendosi që mos ta mbështes komisionin hetimor lidhur me krizën energjetike, pa asnjë arsyetim të argumentuar.

“Pa asnjë arsyetim që ta mbush mendjen”, u shpreh Tahiri, teksa pyeti Qeverinë: “Prej kujt po frikësoheni”.

“A po frikësoheni që e keni bërë pagesën e rrymës për Veriun e Kosovës. Ne si grup parlamentar nuk e dimë sa kanë paguar për qytetarët e Veriut dhe kanë diskriminuar një kategori të qytetarëve. Cili është roli i organit të Kuvendit në raport me tarifat që i kanë vendosur për energjinë. Në raport me sinkronizimin e plotë që ka ndodh mes Qeverisë dhe ZRrE-së? A po frikësoheni që po del fakti që jemi vendi i fundit në Ballkanin Perëndimor që kemi shpallur gjendje emergjente në raport me energjeninë”, tha Tahiri.

Tahiri në fund shtoi se mosbotimi i këtij komisioni është i pakuptimtë dhe tha se kjo nuk shtyhet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat