Pezullohet greva e punonjësve të administratës në Prokurorinë Themelore të Prishtinës

Aktuale

Pezullohet greva e punonjësve të administratës në Prokurorinë Themelore të Prishtinës

Më: 28 mars 2022 Në ora: 15:37
Foto ilustrim

Këshilli Grevist i Prokurorisë Themelore në Prishtinë njofton se pas takimeve të mbajtura me Këshillin Prokurorial i Kosovës (KPK), janë dakorduar që të pezullohet greva një mujore.

Kështu t’i jepet hapësirë institucioneve kompetente për realizimin e kërkesave legjitime të punonjësve të administratës në një afat të arsyeshëm kohor.

Këshilli Grevist i kësaj Prokurorie shpreh vendosmërinë se nuk do të heqin dorë deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Njëherit shprehin konsideratë për gatishmërinë e përkushtimin e KPK-së dhe SKPK-së për të mbështetur kërkesat e punonjësve të administratës nga dita e parë e fillimit të grevës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat