Presidentja Osmani u prit në takim nga Kryetari i Kuvendit Konsultativ të Katarit, Hassan bin Abdulla Al-Ghanim

Aktuale

Presidentja Osmani u prit në takim nga Kryetari i Kuvendit Konsultativ të Katarit, Hassan bin Abdulla Al-Ghanim

Më: 28 mars 2022 Në ora: 16:13
Foto nga takimi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani Sadriu ka takuar Kryetarin e Kuvendit Konsultativ të Shtetit të Katarit, Hassan bin Abdulla Al-Ghanim me të cilin diskutoi për thellimin e bashkëpunimit dypalësh në mes të dy vendeve tona.

Presidentja falënderoi Kryetarin Al-Ghanim për mbështetjen e vazhdueshme të Shtetit të Katarit, duke ritheksuar gatishmërinë të forcojmë bashkëpunimin ndërshtetëror në fusha të ndryshme duke përfshirë ekonominë, energjetikën dhe bujqësinë.

Dy bashkëbiseduesit këmbyen mendimet për ndikimin e agresionit rus kundër Ukrainës në kontinentin evropian dhe rajonin tonë, sigurinë energjetike dhe atë të ushqimit.

Presidentja Osmani bëri thirrje për rritje të bashkëpunimit ndërparlamentar si një mjet i fuqishëm bashkëpunimi mes dy shteteve. Si dy vende mike, Kosova dhe Katari mbeten partnerë të besueshëm dhe të përkushtuar për të thelluar raportet bilaterale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat