Osmani: Nëse e lejojmë Putinin të merr atë që do, ky është fundi i demokracisë

Aktuale

Osmani: Nëse e lejojmë Putinin të merr atë që do, ky është fundi i demokracisë

Më: 28 mars 2022 Në ora: 19:12
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, në një intervistë për Al Jazeera ka thënë se nëse presidenti i Rusisë Vladimir Putin, lejohet të marrë atë që do, do të thotë se ky është fundi i demokracisë.

Osmani duke folur për luftën në Ukrainë theksoi se të gjithë së bashku duhet të sigurohet që regjimi i Putinit do të bjerë.

Nëse ne e lejojmë Putinin që të merr atë që do, ky është fundi i demokracisë. Ky është fundi i rregullave të të drejtës ndërkombëtare. Për këtë arsye të gjithë së bashku vendet e mëdha dhe të vogla duhet që të punojnë së bashku që të ndalohet ajo se çka është duke bërë tani Rusia dhë të sigurohemi që regjimi i Putinit do të bjerë”.

E para e shtetit të Kosovës shtoi se regjimet autokratike asnjëherë nuk kanë siguruar paqe të qëndrueshme në asnjë vend të botës.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, po qëndron në një vizitë zyrtare në Katar ku ka takuar krerët më të lartë të këtij vendi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat