Ministrja Haxhiu në Hagë do t’i takojë të gjithë, përveç Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit

Aktuale

Ministrja Haxhiu në Hagë do t’i takojë të gjithë, përveç Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit

Më: 28 mars 2022 Në ora: 20:19
Foto ilustrim - Bota sot

Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Jakup Krasniqi dhe ish- komandanti Rexhep Selimi, do të takohen me ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu.

Kështu njoftoi për Klankosova.tv Flamur Pireva, këshilltar i ministres së Drejtësisë.

Ai tha se akoma nuk kanë marrë përgjigje nga mbrotjtja e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli.

“Ministrja do t’i takojë të gjithë, përveç ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të PDK-së Kadri Veseli, të cilët akoma s’kanë kthyer përgjigje”.

“Natyrisht se interesi i delegacionit të Kosovës është që t’i takojë që të gjithë”.

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, nesër udhëton për në Hagë.

Qëllimi i kësaj vizite është që të takohet me ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen tash e një vit.

Takimet pritet të ndodhin më 30, 31 mars dhe 1 prill.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat