“Majmu*** me i thanë se në Prishtinë.../ Vjen ‘goditja’ e rëndë për Baton Haxhiun

Aktuale

“Majmu*** me i thanë se në Prishtinë.../ Vjen ‘goditja’ e rëndë për Baton Haxhiun

Nga: P.R Më: 28 mars 2022 Në ora: 20:57
Baton Haxhiu

Baton Haxhiu, i cili në Kosovë njihet edhe si njeri i Jovica Stanishiqit, ish shefit të Shërbimit Sekret Serb UDB, në një intervistë të dhënë së fundi ka thënë se është i habitur se si Kosova është e lirë përderisa në Prishtinë, sipas tij, nuk është bë asnjë minutë luftë.

“A e di ku e kam inatin, kur e shoh Ukrainën, kur e shoh Kievin, kur i shoh të gjitha këto, si është e mundur që kryeqyteti jem asnjë plumb nuk e ka dhënë kundër Serbisë. Se ka ba asnjë luftë nëpër lagje. Se ka ba asnjë atentat. Kjo është dhimbja e madhe dhe nuk e kuptoj qysh për shembull Gjakova, është i vetmi qytet fatkeqësisht, dhe këtu e them s’di qysh e kemi fitu lirinë. Këtë e kam dhimbje, si është e mundur që jemi të lirë dhe në kryeqytet nuk është bë asnjë minutë luftë“, tha Baton Haxhiu.

E kjo deklaratë e tij ka nxitur reagimin e Gazmend Islamit, kryetar i Ballit Kombëtar Demokrat dhe njohës i zhvillimeve politike në Kosovë.

“Nëse e dëgjon deklaratën e dhënë të këtij antishqiptari, mundesh me marr me mend se ku jemi si shoqëri na! Baton Haxhiu e din shumë mirë që në Prishtinë, njësit gurile kanë bërë atentat në Popoviqin, gjegjësisht njësia operative e Llapit, Hakif Zejnullahu, Ilir Konushevci! Antishqiptarit me i thanë që në Prishtinë kanë vepruar, njësiti gueril Rexhep Mala në vitet e 90 nga LKÇK- ja!”, ka shkruar Islami, përcjellë “Bota sot”.

Më tej, Islami e quan “majmun” Baton Haxhiun.

“Majmunit me i thanë që në aksione në Prishtinë është vrarë komandanti, Agron Rrahmani! Në aksionin tjetër janë vrarë komandanti, Hyzri Talla, Afrim Maliqi e shumë ushtar të tjerë! Njësiti gueril, BIA ka vepruar gjatë gjithë kohës në Prishtinë! Qytetar të dashur, çka do të thojnë fëmija tanë kur e dëgjojnë një deklaratë të tillë! UÇK-ja është ushtria guerile më e suksesshme në historinë botërore! Ajo me mijëra herë ka qarë kufirin nëpër borë dhe shi, me bartë armatimin në krahë!”, ka shkruar Gazmend Islami.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat