Hajdari: Gjatë 2021-ës u rrit eksporti i mallrave të Kosovës, investimet e huaja kanë qenë gati 500 milionë €
Gjatë vitit 2021 niveli i eksporteve të mallrave të Kosovës është rritur për 62 për qind, ndërsa investimet e huaja kanë qenë gati 500 milionë euro.
Kështu ka bërë të ditur ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari para anëtarë të Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.
Ajo ka folur për punën e ministrisë për vitin 2021 dhe planin e punës për vitin 2022, për projektligjet e miratuar nga kuvendi dhe projektligjet që janë në proces të miratimit.
Ministrja Hajdari foli për objektivat që i ka dikasteri që ajo e udhëheq, duke pikasur mbrojtjen e konsumatorit.
“Objektiva parë është përmirësimi i mjedisit të të bërit biznes dhe zhvillimi i konkurreshmërisë në sektorin privat, objektivi dytë është zhvillimi i politikave tregtare dhe industriale me qëllim përmirësimin e bilancit tregtarë, objektivi i tretë mbështetja e bizneseve, objektivi katër zhvillimi e qëndrueshëm nëpërmjet turizmit, objektivi pesë promovimi dhe përkrahja e investimeve, e objektivi gjashtë përmirësimi i infrastrukturës së cilësisë, përfshirë edhe mbrojtjen e konsumatorit”, tha ajo.
E kryetari i komisionit, Ferat Shala kërkoi të di për udhëzimin administrativ që e rregullon sektorin e naftës dhe për subvencionimin e bujqve me naftë.
“Patëm veprime qeveritare që identifikuan që kemi pas defekte në këtë sektor, a do të ishte më mire që të kishim një shënjëzim dhe këto mundësi mos t’u jepen atyre që të keqpërdorin. Cili është mendimi juridik e teknik që subvencionimi i naftës ta kemi ashtu siç është planifikuar për bujqit e të kos kemi keqpërdorime”, pyeti Shala.
Ministrja Hajdari tha se markimi i naftës është një problem i trashëguar. Ndërsa tha se problemi duhet të zgjidhet në doganë dhe jo te konsumatori.
“Ne kemi trashëguar një proces me udhëzim administrativ i ngushtë dhe pa bazë ligjore për naftën i cili nuk e kishte par shikimin e markimin e naftës. Ne kemi anuluar pjesërisht udhëzimin administrativ për t’u ulur me palën kontraktuese për të biseduar”
“Ne nuk duhet ta marrim problemin te konsumatori por duhet ta adresojmë problemin te hyrja në doganë. Kemi vlerësuar të gjitha aspektet e kualitetit të naftës dhe kemi ardhur në përfundim se kemi problem me hyrjen e naftës më treg.“
“Për naftën për bujqësi nuk kemi problem, kemi problem te importi naftës për qëllime bujqësore. E kemi mekanizmin i cili veçse është hyrë në fuqi dhe po i mbledhim raportet nga laboratorët duke përfshirë doganën, laboratorin e ministrisë, nga këto palë do t’i shohim parametrat se si do të vijnë. Dhe pastaj sipas ligjit do tu adresojmë këto manipulime në treg”, tha ministrja Hajdari.