Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë ka pritur në takim delegacionin e Komisionit për Politikën e Jashtme të Kuvendit të Shqipërisë.
Në mbledhjen e përbashkët dy komisionet pritet të diskutojnë për ndikimin e luftës në Ukrainë në zhvillimet në rajon dhe masat e përbashkëta, integrimet Euro-Atlantike të rajonit - Bashkëpunimi Shqipëri – Kosovë dhe zbatimi i marrëveshjeve të arritura ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.
Pas mbledhjes pritet të ketë konferencë për medie të dy kryetarëve të komisioneve.
Paraditen e kësaj të marte, delegacioni i Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Shqipërisë, u prit në takim edhe nga kryeparalmentari, Glauk Konjufca. Në këtë takim mediet u lejuan të marrin vetëm pamje.